November 25, 2024

Vritet lideri i serbëve në Mitrovicë, Oliver Ivanoviç

Lideri i iniciativës qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia” (SDP) në Kosovë, Oliver Ivanovic, është vrarë nga persona të panjohur në orën 08:15 të mëngjesit.
Avokati i tij, Nebojsha Vllajiç konfirmoi se përkundër betejës së mjekëve me jetën e Ivanoviç, ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
“Siç duket ai ka vdekur në vend. Për momentin, dimë se ka marrë pesë plagë nga të cilat mjekët nuk arritën t’i shpëtojnë mjekët”, është shprehur Vllajiç për të përditshme serbe Blic.
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti tha se të gjitha forcat e policisë janë në kërkim të autorëve. “Kemi dërguar forcat policore në terren. Forcat policore janë edhe në spital dhe para zyrës së partisë të Ivanoviçit”, tha Besim Hoti.
Ivanoviç është goditur në momentin kur po futej në selinë e partisë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com