November 23, 2024

Pesë teknika për përmirësim të memories

Edhe çka tjetër është dashur të blej? Ku e kam parkuar automobilin? A e kam fikur shporetin? Këta janë vetëm disa shembuj të pyetjeve të cilat me siguri shumica e njerëzve ia bëjnë vetes.

Edhe pse nuk ka nevojë të ruani informata të panevojshme, nuk është mirë as të jeni harrestar.

Disa teknika të mbajtjes mend datojnë me shekuj mbrapa, ndërsa janë të aplikueshme dhe të dobishme edhe në kohën e sotme.

Metoda loci

Bazohet në përdorimin e formave ose skemave të njohura (fjala “loci” do të thotë lokacioni), për t’u mbajtur mend lista e fjalëve. Mënyra më e lehtë është që për këto qëllime të përdorni shtëpinë tuaj. Për shembull, nëse “qeni” është fjala e parë në listë, duhet të imagjinoni qenin i cili vrapon në shtegun para shtëpisë. Nëse fjala tjetër është “lule”, paramendoni që hyni në shtëpinë që ka një lule të madhe në shtegun për ecje.

Sistemi i gozhdëve

Kjo metodë nënkupton lidhjen (nguljen me çekan) e numrave ose shkronjave me një subjekt të veçantë. Kur tentoni të mbani mend listën, lidheni çdo subjekt me “gozhdën” që e keni paramenduar më herët. Ideja është ta përdorni disa herë këtë listë, para se vazhdimisht të krijoni të re kur duhet të mbani mend diçka.

Teknika e zbërthimit apo ndarjes

Ndoshta jo aq e vjetër sa të tjerat, kjo teknikë është më e thjeshta për t’u shpjeguar. Aplikohet me ndarjen e grupeve të mëdha të informatave në pjesë më të vogla, me çka lehtësohet mbajtja mend e të dhënave, si dhe ruajtja e tyre në memorien afatgjate.

Metoda e Pitagorës

Para se të shkonte për të fjetur Pitagora çdo natë ka rikujtuar ngjarjet dhe detajet që i kanë ndodhur atë ditë. Me kalimin e kohës ka kapërcyer darkën dhe ka rikujtuar më shumë se një ditë, duke demonstruar aftësinë për të mbajtur mend informatat dhe detajet shumë gjatë pasi që kanë ndodhur.

Metoda e gematrisë

Paraqet sistemin e vjetër të hebrenjve duke i caktuar shkronjat e numrave me qëllimin për t’i mbajtur mend. Në gematri, shkronja e parë e alfabetit hebraik ka numrin 1, shkronja e dytë numrin 2, etj. Në shembull tjetër, numrat dhe shkronjat mund të “çiftëzohen” duke u bazuar në ngjashmërinë e formës.

Facebook Comments

MineralHygienics.com