December 24, 2024

Basha: Atentat ndaj dialogut Kosovë-Serbi

Vrasja e Oliver Ivanoviç në Mitrovicë solli dhe reagimin e shumë politikanëve shqiptarë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e cilësoi vrasjen e politikasnit serb si një akt të hapur kriminal.

Basha shton se ky sulm është edhe një atentat për prishjen e dialogut Kosovë-Serbi. Sakaq, ka kërkuar maturi nga çdo aktor i përfshirë në këtë dialog.

Statusi i plotë i Lulzim Bashës:

Vrasja e sotme e Oliver Ivanoviç në Mitrovicë, është një akt i pastër kriminal që meriton hetim të plotë dhe ndëshkim nga organet ligjzbatuese në Kosovë.

Akti, përveçse një atentat ndaj jetës, synon të jetë një atentat ndaj proçeseve të bashkëjetesës e të dialogut në Kosovë.

Trajtimi i ngjarjeve të tilla, kërkon maturi dhe largpamësi nga çdo aktor i përfshirë në dialogun dhe proçesin e paqëtimit në Kosovë.

Përshëndes dhe mbështes plotësisht reagimin e autoriteteve në Kosovë dhe nxis një proçes sa më energjik të zbardhjes së aktit dhe ndëshkimit të autorëve.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com