December 23, 2024

Mësuesja e sëmurë me kancer

Ditën e djeshme një mësuese nga Rrësheni ia plasi në sy kryeministrit Edi Rama faktin se në QSUT mungojnë ilaçet për të sëmurët me tumor.

Rama me justifikimin gati, tha se ishte në dijeni të kësaj gjendjeje, teksa vijoi më tej duke thënë se kurat janë të shtrenjta.

Ndërsa ditën e sotme në 26-vjetorin e krijimit të FRESSH, Rama ka vijuar me politikën e tij, teksa u shpreh se është opozita ajo që bën politikë me sëmundjen. Ama Rama nuk dha zgjidhje afatgjatë, dhe aq më pak të detajuar.

E sigurisht që nuk tha as pse duhej ngritur shqetësimi i mësueses, për të nxitur reagimin e qeverisë.

Edhe pse ka 5 vite që është nën drejtimin e qeverisë, për gjendjen në të cilën ndodhet shëndetësia e vendit ai ende sot bën përgjegjës qeverisjen e viteve të shkuara.

Çfarë tha Rama sot:

Dje një mësuese në Rrëshen tregoi në lidhje me diagnostikimin e saj me kancer. Pasi foli në lidhje me përkushtimin e mjekëve, ajo tha se prej disa muajsh i është ndërprerë kura, për shkak të mungesës së ilaçeve.

Përballë një historie të tillë ka dy mënyra për të qëndruar, e para është të thuash: ja krimi, droga qeveria e poshtër ka ndërprerë kurën e asaj mësuese.

Mënyra tjetër është për të mos e mbyllur bisedën aty dhe për të vazhduar bisedën me atë mësuese për të gjetur zgjidhjen. Ashtu siç bëmë edhe ne. Pas mbledhjes së djeshme ne vazhduam dhe do të çojëmë deri në fund detyrimin tonë që brenda 10 ditëve të ardhme t’i garantojmë jo vetëm asaj, por gjithë të sëmurëve atë ilaç

Shqetësimi i ngritur dje nga mesuesja:

Kam 26 vjet mesuese, jam diagnostikuar me kancer të gjirit dhe gjatë kësaj periudhe kam kaluar disa faza, vazhdoj kurën me herceptinë, duhet ta beja 18 herë, cdo 21 ditë, nga fundi gushtit deri tani duhet të kisha bërë 8 here kam bërë vetëm 3.

S’ka ilaç hereceptinë në Onkologjik, për mua dhe për 130 të sëmurë të tjerë dhe kjo situatë vijon prej muajsh. Nuk kam asnjë vërejtje për mjekët kanë qenë shumë të përkushtuar. Kam muaj që kërkoj drejtorin e spitalit për t’i kërkuar informacion, por nuk e gjej asnjëherë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com