Askush në Shqipëri nuk e harron dot serialin e famshëm “Njerëz dhe fate”, madje ai rikthehet shpesh në televizonet shqiptare edhe sot.
Kasti i mrekullueshëm i aktorëve dhe sigurisht situata shqiptare në vitet 90 ishin padyshim arsyet kryesore pse ky serial ndiqej kaq shumë.
Aktorja e njohur, Eni Jani të cilën të gjithë e njohim si ‘Era’ e serialit të famshëm shqiptar “Njerëz dhe Fate” sapo na dha një super lajm.
Sipas saj Njerëz dhe fate mund të ketë një vazhdim.
“Ishte serial interesant sepse trajtonte tema të cilët shqiptarët po i përjetonin asokohe. Është diskutuar dhe po diskutohet për një rikthim të “Njerëz dhe Fate”, por ende nuk kemi një përgjigje. Gjithsesi do të ishte shumë bukur dhe kënaqësi e madhe që ajo telenovelë të vazhdonte.”- u shpreh Eni.