Mbrëmë rreth orës 21:00, në linjën e Croatia Airlines OU 419, Frankfurt-Dubrovnik, rrufeja ka goditur Airbusin A319 në momentin kur po ulej në Aerportin e Dubrovnikut.
Ulja është kryer pa problem ndërsa dëmtimet në avion janë të dukshme.
Mekanikët e Croatia Airbus kanë vazhduar përpjekjet për aftësimin e avionit për fluturimin e mëngjesit për Zagreb, ndërsa Airbusi i cili duhej të realizonte fluturimin e mbrëmjes, mori udhëtarët e Airbusit 319 (22:39 h) për t’i transportuar nga Dubrovniku në Zagreb.