Sipas një studimi të Universitetit të Cambridge, vaji i kokosit tani do të përdoret edhe për të larguar riskun e ndonjë ataku kardiak të mundshëm nëse ju e konsumoni për çdo ditë për të paktën 4 javë rresht pa ndaluar.
Nëse ju keni premisa për sëmundje të zemrës pasi analizat nuk ju kanë dalë fort mirë ose nëse në historikun e familjes tuaj zakonisht familjarët apo të afërmit kanë vuajtur nga sëmundje të zemrës, bëni mirë të merrni masa paraprakisht.
Ju mund ta përdorni vajin e kokosit si një zëvendësues të vajit të ullirit ose ndonjë vaji tjetër që përdorni për gatim, ose mund ta konsumoni me lugë pasi e keni shkrirë. Mënyra apo forma si e përdorni, mbetet në dorën tuaj, ajo çka s’duhet të anashakaloni në asnjë mënyrë është përdorimi i tij në mënyrë konstante.