E gjithë hapësira që sot njihet si këndi i lojërave “7 xhuxhat”, në afërsi të rrugës së “Elbasanit”, do të shndërrohet në një kënd modern lojërash për fëmijë dhe shlodhje për më të rriturit.
Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit të rikonceptim të parkut të lojërave të fëmijëve, ndërsa projekti do mundësojë që pjesa e nëndheshme të shërbejë edhe për një parking nëntokësor publik.
Falë këtij projekti do mundësohet një numër i konsiderueshëm vendesh parkimi për të gjithë banorët e zonës, por edhe për bizneset që funksionojnë në afërsi të këtij parku.