December 25, 2024

Endrit Mërtiri: Marrëdhënia ime me Aurela Hoxhën

Ata të dy kanë qenë prej shumë vitesh miq. Por ditët e fundit qarkulloi lajmi se, miqësia midis tyre është prishur.

Ky lajm erdhi pasi mes shumë urimeve për ditëlindje të fotografit të njohur, mungonte ai i modeles shqiptare Aurela Hoxha. I ftuar në “Wake Up”, Endrit Mërtiri ka reaguar për herë të parë.

“Jo çdo vit i kemi dërguar njër-tjetrit mesazhe për ditëlindje, por edhe nëse prishim marrëdhënien tonë, ju siguroj që nuk dua ta bëj publike”, u shpreh fotografi.
Mërtiri është një ndër fotografët më të kërkuar jo vetëm në Shqipëri. Pak kohë më parë, disa nga fotot e tij për koleksionin e vitit 2018 të firmës së njohur “Dolce & Gabbana”, si edhe të stilistit të njohur turk Tarik Ediz, tërhoqën jo pak vëmendje duke qenë ndër më të klikuarat dhe të komentuarat në rrjetet sociale. Ai ndërkohë është duke punuar për disa marka të njohura ndërkombëtare në Itali.

Së fundmi, Endrit Mërtiri ka qenë pjesë e koleksionit të 2018 të “Dolce&Gabbana”. Ai u shpreh se ka shumë plane në të ardhmen dhe se është drejt shumë projekteve të rëndësishme. Ai u shpreh se ëndrra e tij është të punojë për “Vogue” dhe se është drejt rrugës që fotot e tij një ditë të jenë në kopertinën e revistës së njohur me famë botërore.

Facebook Comments

MineralHygienics.com