Ish-ministrja e integrimit, Majlinda Bregu e ftuar në emisionin ”Studio e Hapur” ka komentuar aktualitetin politik në vend.
E pyetur sesi i sheh liderët e opozitës, ish-deputetja e PD-së ka vlerësuar më shumë kryetaren e LSI-së sesa kreun e PD-së.
”Opozitës do i interesonte një qeveri si kjo e sotmja, por për fatin e keq të shqiptarëve nuk ka opozitë. Kjo qeveri të jep të gjithë mundësitë për të marrë pushtetin. Mënyra sesi opozita ndërton stratëgjitë nuk i shërbejnë arritjes në pushtet të saj. Me keqardhje dhe bindje nuk kemi opozitë. Monika Kryemadhi është më e fortë se Basha”,-ka thënë Bregu.
Bregu tha se LSI doli në opozitë si pasojë e marrëveshjes së 18 majit Rama-Basha.
“Është një moment politik dramatik dhe me shumtë pavërteta dhe çdo ditë që kalon vendi përfshihet në një kaos politik dhe kam frikë se nuk kemi mbërritur ende në atë pikën kulmore. Unë i shoh keq edhe mazhorancën edhe opozitën. Por mua më shqetëson më shumë opozita sepse kjo qeveri të jep mundësinë për ta luftuar. Por vendi nuk ka opozitë. Nuk e shoh dot LSI në opozitë sepse tani është ndarë nga qeveria dhe marrëveshja e 18 majit Rama-Basha e nxori në opozitë LSI”- tha Bregu.