Nënkryetar i PD-së, Edi Paloka ka thënë se efekti i protestës së opozitës ka dhënë rezultatet e para.
Përmes një statusi në Facebook, Paloka thotë se qeveria nëpërmjet Autoritetit te Konkurrencës kërkon anulimin e vendimit të Bashkisë së Tiranës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.
Deputeti i PD shprehet se arsyeja e këtij vendimi ka ardhur për shkak të frikës së kryeministrit Edi Rama nga protestat e opozitës dhe revoltës qytetare.
“Efekti i pare i protestës. Qeveria nëpërmjet Autoritetit te Konkurrencës kërkon anulimin e vendimit te Velise per rritjen e cmimit te ujit. Vetem FRIKA, se faturat e reja me cmimin skandaloz te ujit, qe do ju shkojne ne shtepi qytetareve, do te rrisin revolten dhe rradhet e protestes se 27 janarit, e detyruan Ramen qe nepermjet nje prej agjencive te tij, ti kerkoje kopjes se tij ne bashki, anullimin e vendimit per rritjen e cmimit te ujit. Cfare ka ndodhur nderkohe qe Rama “ndryshoi”? A mos u be me i ndjeshem papritur per interesat e qytetareve…?!!! Absolutisht vetem nje eshte arsyeja; FRIKA e protestes dhe rritja e revoltes qytetare, 27 janari.” – shkruan Paloka.