December 25, 2024

Arsyeja pse meshkujt e vjetër martohen me femra të reja në moshë

Mitet për meshkujt e vjetër dhe femrat e reja si çift, të cilët janë së bashku vetëm për interes janë të shumta.

Edhe pse ka çifte që janë së bashku për këto arsye, çelësi i këtij raporti në fakt fshihet në “rininë” meshkujve më të vjetër. Kështu nevojat e meshkujve dhe femrave nuk janë të harmonizuara në gjenerata të njëjta, sepse femrat kanë nevojë të madhe për lidhje, ndërsa te meshkujt kjo manifestohet në vitet e mëvonshme.

Meshkujt e rinj janë më të fokusuar në punë dhe karrierë, derisa femrat dëshirojnë paralelisht të zhvillojnë edhe martesën dhe familjen. Kur meshkujt e rinj kanë familje jashtëzakonisht rrallë e kanë në rend të parë, para përpjekjes për të pasur sukses në jetë.

Kështu meshkujt më të vjetër dhe femrat e reja në fakt e ndajnë nevojën për lidhje, sepse femrat e vjetra janë të lodhura nga mospërfillja e vetes dhe vënia e nevojave të mashkullit dhe familjes para atyre personale, prandaj më shumë i përkushtohen karrierës.

Prandaj nuk çudisin lidhjet e shumta dhe martesat e meshkujve të vjetër dhe femrave të reja, të cilat në parim janë gati martesat e dyta të meshkujve të cilët vetë atëherë, në moshën e mesme, janë të gatshëm për jetë të vërtetë familjare.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com