Përbërësit: 750 gr. domate të kuqe, të pastruara nga lëkurat dhe farat 150 gr. speca të kuqe, të cilave u janë hequr farat dhe erëzat 500 gr. kastravecë të qëruar dhe pa fara 100 gr. qepë të prerë në feta (që më parë janë vendosur në ujë të valuar) pak vaj ulliri 80 gr. pjepër i prerë në kubikë dhe disa ullinj të zinj
Përgatitja: Në vajin e nxehur hedhim qepët dhe pastaj shtojmë specat, kastravecin dhe domatet. I lëmë të ziejnë për rreth 30 minuta në zjarr të avashëm dhe në fund të gjithë përzierjen e kullojmë dhe e lëmë të ftohet.
Më pas i shtojmë ullinjtë, pak ujë, vaj, pak sheqer po aq edhe kripë (të cilët më parë i kemi përzier bashkë në një enë).
Në fund i hidhet pjepri. Supa me domate serviret e ftohtë.