December 25, 2024

Nisida Tufa rrëfen jetën e saj private

E ftuar tek “Rudina” në Tv Klan, Nisida tregoi historinë e dashurisë me bashkëshortin e saj, ku u njoh me bashkëshortin dhe si ndryshoi jeta e tyre pasi u bënë prindër.

“Unë jam e martuar që prej vitit 2009. Jeta ime pas martese nuk ka patur ndonjë ndryshim, i njëjti ritëm është, e njëjta axhendë dite sepse që kur kam përfunduar studimet puna ime ka qenë pa ndalim në çdo ditë të vitit. Është thjeshtë ndryshimi i statusit sepse bashkëshortin tim nuk e kam njohur në 2009-ën, e kam njohur vite më përpara dhe kemi patur rrugëtim të përbashkët. Kur bëhesh nënë atëherë ndryshojnë shumë gjëra. Bashkëshorti im nuk është gazetar, është me profesion IT. Ne jemi njohur në ambientet e Gazetës Shqiptare, aty u fejuam, u martuam. Nuk ka patur një moment propozimi në historinë tonë, gjërat kanë ardhur gradualisht, në kohën e duhur. Ne kemi punuar disa vite bashkë, por mendoj se është më mirë të punosh në vende të ndara.

 

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com