Ndonëse ende nuk e ka përcaktuar kohën dhe vendin, ai ka menduar më së pari për muzikën në dasmë, e cila do të argëtojë të ftuarit.
Kapiteni i Uellsit ka vendosur që të organizojë një dasmë madhështore, pjesë e së cilës mendohet të jetë edhe këngëtarja Beyonce, por jo si e ftuar, por si këngëtare.
Ajo me zërin e saj do të argëtojë publikun duke kënduar live.
“The Sun” shkruan se këngëtarja amerikane ka kërkuar hiç më pak se 1.5 milion euro për të performuar në dasmën e fubollistit Gareth Bale. Një vlerë e tillë duket të jetë e përballueshme për Balen, i cili thuhet se ka nisur negocimin me këngëtaren 36-vjeçare.