December 23, 2024

Temperaturat më të larta që prej 1939 ne Australi

Sidnej u përball sot me një prej ditëve më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, ndërkohë që temperaturat e larta kanë detyruar lojëtarët e turneut ndërkombëtar të tenisit të tërhiqen nga loja.

Qyteti më i madh i Australisë ka regjistruar ditën më të nxehtë që prej vitit 1939, me temperatura që arrinin në 47,3 gradë Celsius në zonën e Penrith.

Yjet e tenisit janë tërhequr nga fushat e lojës në “Sydney International”, për shkak të temperaturave shumë të larta që arritën deri në 40 gradë Celsius.

Francezja, Kristina Mladenovic kërkoi ndjesë pasi u detyrua të tërhiqej në mes të ndeshjes me Ellen Perez për shkak të temperaturave shumë të larta.

“43 gradë Celsius por ndodhta dhe 50 kur filloi loja. Jam e dëshpëruar për tifozët. Është hera e parë në karrierën time që tërhiqem nga një ndeshje”, deklaroi ajo në rrjetin social Twitter.

Flakët kanë shkatërruar tashmë disa prona në Shtetin e Victorias dhe në Australinë jugore.

Sipas Zyrës së Meteorologjisë (CSIRO), temperaturat janë rritur me një gradë Celsius që prej 1910.

Në shtator të vitit 2017-tës, australianët u paralajmëruan për një sezon të rrezikshëm zjarresh pyjore pas një dimri të thatë.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com