November 23, 2024

Të martën ankand për obligacionet 10-vjeçare

Ministria e Financave do të organizojë një emetim të ri të obligacioneve 10-vjecare, për një shumë totale të shpallur prej 3.5 miliardë lekësh.

Obligacionet 10 vjecare janë instrumenti më afatgjatë i huamarrjes publike dhe rrjedhimisht, ofrojnë edhe kthimet më të larta nga investimi.

Kuponi indikativ i paraqitur nga Ministria e Financave është 6.9%, ndaj pritshmëritë janë që interesat në ankand të arrijnë sipër kufirit të 7% raporton Atsh.

Në ankandin e fundit për këto instrumente, që u zhvillua në tetor të vitit 2017, kuponi ose interesi mesatar i obligacioneve 10 vjecare ishte 6.45%.

Pritet që investitorët që kanë fonde të lira për të investuar të jenë mjaft të interesuar për blerjen e këtyre obligacioneve.

Facebook Comments

MineralHygienics.com