December 23, 2024

Vasili: Shëndetësia falas vdiq

Përmes një shënimi në Facebook, Vasili shkruan se e kishte deklaruar kohë më parë se kryeministri Edi Rama nuk mund t’ia dalë për të bërë shëndetësinë falas, gjë të cilën do t’a bënte brenda 2017-ës.

Sipas tij, tani duhet t’i gëzohemi shëndetësisë së koncesioneve qindra milion euro me kryeministrinë në krye të tyre.

Reagimi vjen  po sot, Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama se mashtroi në nëntor të vitit të shkuar për rimbursimin e mbi 1500 fëmijëve me diabet.

Vasili: Shendetesia e ketij kryeministrit te semure pa sherim, sot eshte thjesht rilindja e memorjes se rrenuar dhe militantizmit provincial.

Cfare eshte bere me pare eshte e qarte, por po jua freskoj pak memorjen: u be ligji baze i sistemit shendetesor dhe sistemi mix siguracion+buxhet shteti ai qe mbreteron dhe sot, vdekshmeri foshnjore dhe amtare nje shifrore,skaner ne cdo rajon te vendit,per here te pare sistem referimi,spital te ri modern te urgjences,spital te ri kirugjikal ne Elbasan, telemedicine edhe akseleratoret meqe i kane merak edhe tre rezonanca te reja etj etj.

Po ky kryeministri cpo ben….apo eshte i afte vetem per dengla me shendetesi falas te cilen do ta bente brenda 2017.

Ja pata thene qe ja fut kot dhe nuk e ben dot,por kishte qejf ti dilte boja dhe ja i doli….shendetesia falas vdiq.

Facebook Comments

MineralHygienics.com