Aktori turk, Kıvanç Tatlıtug i njohur tek shqiptar si Xhansuri nga roli i tij në serialin “Xhansuri dhe e bukura” së bashku me bashkëshorten e tij, Başak Dizer, e pritën Vitin e Ri në Uells.
“Sa herë të kam afër, zemra më rreh gjithmonë e më fort”, – shkruan Dizer ndër të tjera në mesazhin e saj dedikuar Tatlitug.
Edhe pse janë mjaft të rezervuar për të ndarë momente nga jeta e tyre private, çifti i famshëm nuk ngurron per te rrëfyer dashurinë për njëri-tjetrin edhe ne rrjetet sociale.