December 23, 2024

Ja sa kushtuan pushimet e Ramush dhe Anita Haradinaj

 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth pushimeve që ka kaluar ditë më parë në Zvicër. Haradinaj ka thënë se pushimin dimëror në Zvicër e ka paguar me para të tij.

Ai tha se pushimet i kanë kushtuar shtatë mijë euro, dhe jo shuma prej për të cilën flitej në media. Këto komente Haradinaj i bëri në Gjakovë, ku po qëndron në vizitë pune.

Ndryshe, dje në media ka qarkulluar lajmi se pushimet e kryeministrit Haradinaj së bashku me familjen e tij në hotelin “Carlton” në Saint Moritz në Zvicër, mund t’i kenë kushtuar rreth 80 mijë franga.

Facebook Comments

MineralHygienics.com