November 23, 2024

Sfidat e Shqiperise per 2018-ne

Në sitën e hetimit për korrupsion do të kalojnë të gjithë politikanët drejtues nga 1991 e deri më sot. Por cilat janë pritshmëritë për vitin 2018?

DW e nis pikërisht nga gjyqësori. Me ngritjen e trupës së vettingut, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor, reforma në drejtësi në Shqipëri ka hyrë tanimë në një rrugë pa kthim pas thotë ajo.

Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka kompetenca për të hetuar dhe ndëshkuar korrupsionin aktiv dhe pasiv në nivelet më të larta, pa kursyer gjithë drejtuesit e shtetit, të Qeverisë, Parlamentit, deputetë, kryetarë partie, funksionarë të lartë në administratën publike gjatë 26 viteve, që nga viti 1991 e deri më sot.

Kur kjo të ndodhë do të jetë revolucioni i shumëpritur nga qytetarët e thjeshtë dhe forcat politike progresive, që do ta shkëpusë Shqipërinë nga zvarritja për një periudhë të gjatë të ashtuquajtur “tranzicion post-komunist”.

Sa për ekonomine shqiptare, treguesit për vitin që porsa hyri janë pozitivë: rritja sipas tyre llogaritet të jetë më shumë se 4 për qind. Megjithatë, ka edhe një “por”; mungesa e sigurisë lidhur me pronësinë mbi tokën do të mbetet pengesë madhore për zhvillimin e ekonomise.
2018-ta do të nisë me protestën e paralajmëruar të opozitës për të rrëzuar qeverinë “Rama 2”. Ky është viti kur Shqipëria pret vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së për hapjen e negociatave të anëtarësimit në 6-mujorin e parë të vitit.

Rezultatet në reformën në drejtësi dhe dekriminalizimi i politikës janë vendimtare për një vendim pozitiv, i cili nëse ndodh, do të bëjë që 2018-ta të hyjë në historinë e Shqipërisë dhe të Bashkimit Europian. 

Facebook Comments

MineralHygienics.com