December 27, 2024

A e dini cfare sheron lengu i hidhres?

Hithra është njohur edhe si “urtia dionica” në latinisht dhe ka një trashëgimi të pasur bimore. Hithra ka qënë përdorur si një diuretik që në kohët mesjetare në Europë.

 

Një filxhan çaj hithre/ ujë hithre përmban vitamina A, B, K, riboflavin, nicalin, folate, karbohidrate (71.33%), yndyrë (2.36%) dhe proteina (25.8%). Ai është gjithashtu i pasur me minerale si kalcium, hekur, kalium, fosfor, mangan, zink, bakër dhe magnez. Ju mund ta përgatisni lëngun e hithrës duke valuar disa gjethe hithre në ujë, mund t’i shtoni 1 lugë mjaltë për ta ëmbëlsuar. Ja disa nga vetitë ushqyese dhe medicinale të hithrës:

 

Parandalon formimin e gurëve në veshka dhe problemet e traktit urinar: lëngu i hithrës është një diuretik natyror që lejon rrjedhjen e duhur të lëngjeve nga veshka dhe fshikëza duke parandaluar kështu formimin e gurëve në veshka. Ai mund të trajtojë infeksionet e traktit urinar.

download (2)

Lehtëson dhimbjet e gjymtyrëve dhe muskujve: hithra ka qenë përdorur që në kohët e lashta për trajtimin e artritit. Ai ka veti anti-inflamatore dhe redukton dhimbjet e muskujve gjithashtu.

 

Kuron ekzemën dhe sëmundjet e tjera të lëkurës: për shkak të vetive anti-bakteriale që ka, lëngu i hithrës ndihmon në eliminimin e toksinave nga trupi dhe kuron sëmundjet dhe irritimet e lëkurës.

 

Parandalon dhe shëron alergjitë: lëngu i hithrës mund të lehtësojë alergjitë që ndodhin për shkak të ndryshimeve sezonale si kruarjet, rinititin dhe teshtimën.

 

Është tonik i mirë për femrat: lëngu i hithrës është i pasur me hekur dhe ndihmon në luftimin e anemisë. Gratë shtatzëna duhet ta përdorin lëngun e hithrës për të parandaluar gjakderdhjet dhe për ta bërë fetusin më të fortë. Ajo stimulon prodhimin e qumështit në gji gjithashtu. Femrat që vuajnë nga dhimbjet e ciklit duhet të përdorin lëng hithre për të lehtësuar këto dhimbjet.

 

Është i mirë për tretje: pini lëng hithre në mënyrë që të parandaloni dispepsinë, të vjellat, kolitin, parazitët dhe sëmundjet e trakit tretës.

 

Ul nivelin e kolesterolit në gjak: hithra përmban beta sitosterol, ky përbërës ndihmon në thithjen e kolesterolit të keq dhe siguron një zemër të shëndetshme.

 

Ruan strukturën e duhur të qelizave: hithra është e pasur me flavonoide si kuercetinë, i cili është antioksiddant i shkëlqyer. Lëngu i hithrës ndihmon në mbrojtjen e ADN-së.

 

Parandalon diabetin dhe presionin e lartë të gjakut: lëngu i hithrës do të ulë nivelet e sheqerit dhe glicemisë në gjak. Ai ka veti diuretike të cilat ndihmojnë në mbajtjen e presionit të gjakut në nivelet e duhura.

 

Redukton gjakderdhjen e brendshme: pakëson gjakderdhjen nga mitra, hunda apo edhe në zorrë. Lëngu i hidhrës ka veti të shkëlqyera medicinale.

 

Perfekt për higjenën orale: përdoreni lëngun e hithrës në formë gargare në mënyrë që të pastroni gojën nga bakteret e dëmshme që çojnë në prishjen e dhëmbëve dhe erë të keqe të gojës.

 

KUJDES! Personat që kanë probleme me stomakun, gratë shtatzëna dhe fëmijët duhet të konsultohen me mjekun përpara se ta përdorin lëngun e hithrës si një bimë medicinale, jo të gjithë trupat reagojnë në mënyrë të njëjtë.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com