November 23, 2024

A bën Meta jetë luksoze?

I ftuar në emisionin “Opinion” presidenti Ilir Meta ndër të tjera ka folur edhe për familjen e tij dhe rolin e saj në politikë.

Ai përmendi gjithashtu edhe faktin se Era vajza e tij  është ajo që e shoqëron nëpër takime apo evente zyrtare duke qenë se bashkëshortja e tij Monika ka angazhimet e saj politike dhe ka hequr dorë nga posti i zonjës së parë.

Gazetari Blendi Fevziu e pyeti gjithashtu për jetën e tij, nëse është e vërtetë apo jo që ai bën një jetë luksoze.

Fevziu: A është e vërtetë që ju bëni një jetë luksoze?

Meta: Besoj se bëj një jetë tepër normale. Unë kurrë nuk kam qenë në kazino, kurrë nuk kam vendosur baste, dhe nuk kam bërë gjëra që kërkojnë shpenzime të mëdha apo të demostrojë papërgjegjshmëri publike. Kam qenë gjithmonë pranë njerëzve ku kam jetuar.

Facebook Comments

MineralHygienics.com