Teksa ka festuar me socialistët e Fierit, kryebashkiaku Armando Subashi është shfaqur festiv. Në fotot që ai ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, duket bluza e tij e ngjashme me atë të kryebashkiakut Veliaj, ku në pjesën e sipërme të saj ka motive me slita dhe drerë.
“Bashkë me një pjesë të vogël të familjes së madhe të Partisë Socialiste dega Fier. Mungojnë shumë nga ekipi me të cilët punojmë për të kapërcyer vështirësitë dhe për të arritur gjithmonë FITOREN”, shkruan Armando Subashi