December 29, 2024

Havolli: Trust-i nuk investon në Bitcoin

“Këtë vit ne kremtojmë 15 vjetorin, ky është një projekt që është përkrahur nga USAID-i amerikan, nga Banka Botërore, nga Instituti Riinvest. Trusti i Kursimeve Pensional të Kosovës, ka treguar se është një projekt i mirë dhe i cili është një model i mirë. Është një institucion mjaft kredibil”, ka thënë Havolli në RTK.

Havolli bëri me dije se tani në Trust janë në menaxhim 1.6 miliardë euro kursime pensionale të qytetarëve kosovarë. Sipas tij, vështirësitë më të mëdha Fondi i ka pasur në vitin 2008 në kohën e krizës globale, ku shumë institucione ndërkombëtare patën vështirësi të mëdha.

Për mundësinë e investimit të Trust-it në tregjet e kriptovalutave siç është Bitcoin, Havolli deklaroi se koncepti i këtij institucioni është i përjashtuar.

“Edhe BQK-ja është kundër investimeve në këtë institucion. Është një piramidë që mund të shpërthejë. Unë punoj në bazë të ligjit”, tha ai.

Lidhur me projektin Termocentrali “Kosova e Re” dhe hapjen e mundësive për të investuar mjetet e Trust-it, në TC “Kosovën e Re”, Havolli ka thënë se nëse Qeveria është e interesuar dhe se këtë mund të bëj përmes Letrave me Vlerë.

Havolli bëri me dije se deri më tani Trust-i ka investuar 400 milionë euro në Letrat me Vlerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Facebook Comments

MineralHygienics.com