December 24, 2024

A e dini cili eshte trendi me i ri qe jo vetem zonjat po i thurin?

Nëse mendoni se puna me shtiza është për zonja ne moshë, gaboni rëndë: midis tendencave për dekorimin e shtëpisë, në modë këtë dimër janë batanijet e bëra me shtiza. 

Batanijet maxi knit, ose batanijet e mëdha të punuara me shtiza dhe shumë komode. Me ngjyra, praktike dhe të buta, ato janë perfekte për krevatin tuaj, mbi divan për t’i dhënë një prekje ndryshe dhomës tuaj. 
Idea që ta krijoni me duart tuaja ju bën kurioz ? Të realizosh batanije të tilla është një metodë e shpejtë dhe e lehtë, sidomos në epokën në të cilën jetojmë, ku ka shumë turorials ne dispozicion, të cilat shpjegojnë çdo hap. 
Kjo  tendencë ne fakt na çon mbrapa në kohë. Sekreti është te zgjedhja e materialit që duhet të jetë lësh I cilësisë së mirë, dhe rezistent në të njëjtën kohë. Ngjyrat ju duhet ti zgjidhini ju: në kontrast me dhomën tuaj, të buta për të krijuar nëj zonë relaksi apo të forta për të ndezur dimrin tuaj.

Me poshte mund te shikoni videon per me shume.

Facebook Comments

MineralHygienics.com