December 23, 2024

Pema e Krishtlindjes dhe e Vitit te Ri

Pema e Krishtlindjeve është një peme e dekoruar konifere (halore) me gjelbërim te përhershëm, natyrore ose artificiale, dhe një tradite e lidhur me festimin e Krishtlindjeve. Pema e Krishtlindjeve mund te vendoset ne shtëpi ose edhe ne ambient te hapur. Mund te zbukurohet me drita Krishtlindjesh (qirinj origjinale) apo stoli te ndryshme. Një engjëll ose një yll zakonisht vendoset ne maje te pemës duke përfaqësuar kështu mikepritjen e engjëjve ose te Yllit që nga lindja e Krishtit. Tradita e dekorimit te një peme halore (me gjelbërim te përhershëm) për ka nisur ne Livonia dhe Gjermani ne shekullin e 16.

Origjina e pemës se Krishtlindjeve është jo shume e qarte për shkak gojëdhënave te ndryshme apo kënge te ndryshme te kulturës Evropiane. Për shembull, sipas dijeve te krishtera, pema e krishtlindjeve është lidhur me Shën Boniface dhe qytetin gjerman Geismar. Një here gjate jetës se tij Shën Boniface (672-754) preu pemën e Thorit ne mënyre që te hidhte poshtë legjitimitetin e perëndive skandinave mbi fiset lokale gjermane. Shën Boniface pa një peme bredhi te mbinte ne rrënjët e lisit te vjetër. Duke mare ketë si një shenje te besimit te krishterë ai tha : “le te jete Krishti ne qendër te familjeve tuaja” duke përdorur drurin e bredhit si një simbol te krishterimit

Tradita e pemës se Krishtlindjeve ashtu si njihet ditët e sotme është mjaft e re. Ajo u vendos nga Martin Luther si një homolog protestant i skenës Katolike te lindjes se Krishtit. Luther vendosi pemën e Krishtlindjeve si një simbol te “pema e jetës” ne kopshtin e Edenit.
Zakoni i ngritjes se pemës se Krishtlindjeve mund te gjurmohet historikisht ne shekullin e 15 ne Livonia (sot Estoni dhe Letoni) ne shekullin e 16 ne Gjermaninë veriore. Sipas dokumentave përdorimet e para te pemës se Krishtlindjeve datojnë ne Estoni ne 1441, 1442 dhe 1514 ne “Vëllazërinë e Kokzinjve” ti cilët ngritën një peme për pushimet ne shtëpinë e tyre te vëllazërisë ne Reval (taniTalin). Ne natën e fundit te festimeve, pema u dërgua ne sheshin e qytetit ku pjesëtaret e vëllazërisë kërcyen rreth pemës. Ne 1584 pastori dhe kronisti Balthasa Rusow shkroi një tradite te konsoliduar për ngritjen e një bredhi te dekoruar ne sheshin e tregut, ku te rinjtë, shkonin me “një tufe me vasha e gra, fillimisht duke kercyre e kënduar e me pas ndizeshin dritat e pemës”. Ne ketë periudhe shoqëritë e ndryshme filluan ngritjen e pemëve te zbukuruara ne hollët apo portat e tyre. Ingeborg Weber-Kellermann (profesor ne Marburg i etnologjisë) gjeti një kronike te shoqërisë Bremen, shoqëri e viteve 1570 e cila raporton se si një peme e vogël ishte zbukuruar me molle arra lule letre.

Shume qytete dyqane apo qendra te ndryshme vendosin ne ambientet e tyre një peme publike si Rich’s GreatTree ne Atalanta, pema e krishtlindjeve The Rockfeller Center neNew York. Përgjatë 1970-1980 pema e krishtlindjeve me e madhe ne bote vendosej çdo vit ne pronësinë e The National Enquiere, Florida. Kjo tradite u kthye ne një nga ngjarjet me te mëdha e spektakolare ne historinë e Florida-s veriore.
Tradita botërore e vendosjes se pemës se krishlindjeve dhe këtyre festimeve e bëjnë ketë periudhe te vitit madhështore duke mare parasysh edhe konkurrimet për madhësinë e pemës apo pemën me te bukur ne nivel botëror. Ndezja e dritave shpesh shoqërohet me ceremoni.

Copyright www.voiceofalbania.com

Facebook Comments

MineralHygienics.com