December 29, 2024

Manastirliu feston me fëmijët pa kujdes prindëror

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu festoi Krishtlindjen me fëmijët e Shtëpisë së Foshnjes “Hana dhe Rozafa” në Tiranë.

“Sot festohet në institucionet tona të kujdesit social në të gjithë Shqipërinë dhe jam shumë e lumtur të kaloj këtë festë mes 32 fëmijëve të Shtëpisë së Foshnjes. Është detyrim i ynë për t’u kujdesur për foshnjat që janë pa kujdes prindëror dhe kemi angazhimin maksimal për t’u ofruar standartet më të larta të kujdesit fëmijëve”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Objektivi ynë është të deinstitucionalizojmë shërbimet dhe të kthejmë sa më shumë fëmijë, në rastin më të mirë pranë familjes biologjike apo familjeve alternative birësuese. Vetëm gjatë këtij viti, nga kjo qendër u kthyen pranë familjeve biologjike dhe u birësuan 17 fëmijë dhe 3 fëmijë janë në proces birësimi”, tha Manastirliu.

Me urimin Gëzuar Festat, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale falenderoi edukatoret, kujdestaret, punonjësit socialë dhe të gjithë stafin e 28 qendrave të kujdesit social që kujdesen çdo ditë jo vetëm për fëmijët, por për të gjithë kategoritë në nevojë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com