December 28, 2024

Lulja e Krishtlindjes dhe kujdesi per te

E ku ka me mire se nje lule lajmeron se festa e Krishtlindjeve po afron. Petalet e saj nisin te marrin nje ngjyre te kuqeremte pothuajse si zjarri. Dhe ne nje shikim te pare ajo duket si nje lule artificiale pasi ka nje pamje  perfekte.

POR SI QUHET AJO?

E njohur si Poinsettias, lulja simbol e Krishtlindjeve është pjesë e familjes bimore e njohur si Euphorbia pulcherrima. Në Nahuatl (Meksikë, aty ku ka origjinën), dhe në Guatemalë, Poinsettias mori emrin si “La Flor de la Nochebuena” (Lulja e natës së Shenjtë apo Lulja e Krishtlindjeve). Po në Spanjë, Poinsettia ka një emër dhe një sezon tjetër pushimesh. Ajo është e njohur edhe si “Flor de Pascua”, “lulja e Pashkëve”. Shumë fakte janë interesante janë zbuluar nga botanistët për efektet e saj

 Poinsettias e ka marrë emrin nga botanisti Joel Roberts Poinsett, i cili e zbuloi bimën për herë të parë në 1828. Pasi e zbuloi në jug të Meksikës, ai ndërtoi uzinën për transportin dhe përpunimin e saj në shtëpinë e tij në Charleston, Karolinën e Jugut. Gjethet e lulet e saj duken si jo origjinale, ose të nxitura me kimikate për formën e tyre gati perfekte, por që nga fillimet e saj, Poinsettia ka qenë e njohur për formën e gjetheve që shpesh quheshin edhe si flakë, për shkak të ngjyrës së kuqe.12 dhjetori është e njohur edhe si Dita e Poinsettia-s, e cila shënon edhe vdekjen e Joel Roberts Poinsett, në vitin 1851.

 

KUJDESI PER LULEN E KRISHTLINDJES

 

Vendoseni vazon me lule pranë dritareve që të thithë rrezet e diellit, por mos e ngjeshni pas saj pasi rrezet e ngrohta dhe ftohtësia e xhamit e dëmtojnë atë. Shmangni ujitjen e tepërt, prisni derisa toka të jetë e thatë. Ujin e tepërt që kullon në fund të vazos mos e lini aty pasi dëmton gjethet.

Lulet e kuqe jetojnë për disa muaj, që të ndodhë kjo duhet patjetër të jetoni në një klimë subtropikale. Megjithatë, në Janar mund ta zhvendosni lulen, nga vazoja në kopsht dhe të lejoni ndryshimet klimatike dhe të dritës të veprojnë mbi të.

Kohet e fundit kjo lule po preferohet per dhurata madje po zvendeson dhe dhuratat me me vlere te madhe monetare. Kjo eshte nje lule mjafte e bukur pasi jep nje ngrohtesi ne ambjente te ndryshme.

 

Copyright www.voiceofalbania.com

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com