December 23, 2024

Fotoja: Elia dhe Princ Leka si për festa!

“Princ Leka dhe unë ju urojmë Gezuar Festat e Fundvitit! Kjo është koha e dhurimit dhe përkujdesit ndaj njerëzve të dashur. Është koha të falenderojmë të gjithë ata miq që kanë treguar miqësi dhe besnikëri të pakushtëzuar. 

Kjo është gjithashtu koha për të kthyer vemendjen ndaj atyre që nuk kanë fatin të kenë familjen pranë, fëmijë pa prindër apo prindër pa fëmijë, atyre që nuk kanë çfarë të vënë në sofër për të festuar…Kjo është koha për tu ndërgjegjësuar se dashuria që japim na kthehet dyfish kur është e sinqertë! 

Nëse do të jeni në udhëtim bëni kujdes nga ngricat dhe bora, merrni kohën tuaj dhe shijoni çdo moment! Besimtarëve të krishterë u urojmë Gezuar Krishtlindjen! 

Ju urojmë të gjithëve sa më shumë mbarësi dhe dashuri!,”-përfundon Princesha Elia në rrjete sociale.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com