Shqiperia ka deklaruar gjithnje aleance strategjike me SHBA, por se fundi ka mbajtur qendrim te ndryshem me administraten amerikane ne OKB. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë që i bën thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës të tërhiqet nga vendimi i saj për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.
Rezoluta jodetyruese u miratua nga 128 shtete, 9 votuan kundër dhe 35 vende abstenuan. Mes vendeve që votuan kundër SHBA-së dhe pro rezolutës së OKB është edhe Shqipëria.
Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley tha se çfarëdo vendimi që marrin Kombet e Bashkuara nuk do të ndikojnë në bindjen e Uashingtonit për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.