December 23, 2024

Reagon për herë të parë Gramoz Ruçi, ja çfarë thotë

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka reaguar për situatën kaotike dhe dhunën në Kuvend teksa votohej për kryeprokuroren e përkohshme të vendit.

Ruçi e cilëson atë që ndodhi të paprecedentë.

“Kam 27 vjet deputet në këtë Kuvend, edhe në rolin e opozitës, shumë gjëra kanë ndodhur por tre gjera nuk kanë ndodhur: E para, asnjë nuk ka tentuar që tubuesit ti kundërvihen policisë për të uzurpuar parlamentin, së dyti në asnjë rast nuk ka ndodhur që parlamentarët në seancë të përdorin mjete të forta, tymuese dhe këpucë ndaj kabinetit dhe së treti nuk ka ndodhur kurrë dhunë ndaj deputetëve për tu privuar të drejtat si parlamentarë për tu rrëmbyer kartat elektronike për të mos lejuar të ushtrojnë të drejtën për të votuar”- tha sot Ruci, teksa ishte në konferencë shtypi me homologun e Maqedonisë.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com