December 27, 2024

PS: 10 deputetët e opozitës të përjashtohen për 10 ditë

Pas tensioneve ne Kuvend te cilat erdhen si pasoje e zgjedhjes se Kryeprokurores te perkoheshme, Partia Socialiste ka bërë kërkesë për përjashtimin e deputetëve të opozitës.

PS ka kërkuar që 10 deputetët të përjashtohen per 10 ditë nga punimet e parlamentit.

Këta deputetë u proceduan një ditë më parë në gjendje të lirë.

Të proceduarit penalisht nga ana e PD janë deputetët Ervin Salianji, Gent Strazimiri, Edi Paloka, Klevis Balliu, Flamur Noka, Grida Duma.

Ndërsa nga ana e Lëvizjes Socialiste janë Floida Kërpaçi, Monika Kryemadhi, Kejdi Mehmetaj, Endrit Braimllari.

Ishte Sekretari i Përgjithshem i PS-së, Taulant Balla, i cili paralajmëroi dje se do të ketë masa të tjera, ku shtoi se do të mblidhet Byroja për të shqyrtuar kërkesën për përjashtim.

“Brenda 48 orëve Byroja duhet të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën për të përjashtuar me 10 ditë deputetët që ushtruan dhunë ne Kuvend. Detyra e deputetit është liria e fjalës dhe ushtrimit të detyrës. PS po përgatit një material për hapat që do të ndërmarrë më tej. Përgëzojmë hapat e marra nga Policia e Shtetit. Rasti i Kryemadhit është i paprecedentë dhe goditja është vepër penale. Ruajtja e rendit është detyrë e Gardës së Republikës. Ne presim ndjesë nga PD e LSI për situatën e djeshme dhe jemi të shqetësuar për sjelljen e opozitës, pasi fyen shqiptarët”-tha Balla

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com