December 27, 2024

Digjet në Mynih droga shqiptare me vlerë 5 milionë euro, përfitojnë banorët

Nga Shqipëria në drejtim të Mynihut u kap një vit më parë.

Me këtë sasi marijuane, i gjithë Mynihu do ishte bërë ‘dru’ së paku nga tre herë secili banor.

Por tashmë sasia është djegur.

Një zyrtar i doganave tha se bëhet fjalë për 3.8 milionë njësi konsumi.

Sipas tij, kjo marijuanë ka një cilësi shumë të mirë.

Vlera e saj në treg është 5 milionë euro.

Një sistem special filtrash nuk lejon që punonjësit e inceneratorit të bëhen ‘dru’.

Banorët e Mynihut do të përfitojnë nga kjo djegie, pasi ajo do kthehet në energji dhe ngrohje.

 

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com