December 23, 2024

Vetëm 25 minuta takim në zyrë, Arta Marku i merr Llallës celësat e prokurorisë

Vetëm 25 minuta ka zgjatur takimi i kryeprokurores se re Arta Marku me paraardhesin e tij Adriatik Llalla me te cilin shkembyen detyrat sot në Prokurorinë e Përgjithshme.

Adriatik Llalla i ka dorëzuar çelësat e zyrës pasardhëses së tij të përkohshme Arta Marku. Me pas Llalla eshte larguar nga prokuroria e pergjithshme ku eshte percjelle nga prokurori Adnand Xholi dhe nga sekretari i pergjithshem i Kuvendit Genci Gjoncaj.

Kryeprokurorja e re mbërriti rreth orës 10:00 në Prokurorinë e Përgjithshme për të marrë detyrën e re.

Një ditë më parë ajo mori votat e 69 deputetëve të mazhorancës në Kuvend mes tensioneve dhe tymyeseve që hodhi opozita.

Pasi u betua, ajo u nis direkt per ne Shkoder ku ka edhe familjen pasi ka vetem pak kohe qe ka sjelle ne jete femijen e saj.

Facebook Comments

MineralHygienics.com