December 27, 2024

Luiz Ejlli flet për ndarjen nga vajza e Jozefina Topallit: Ishte si një flluskë sapuni

Ata kishin një lidhje disavjeçare, por Luiz Ejlli dhe Megi Topalli, kanë disa muaj të ndarë.

Si fillim, pasi lajmi u përhap në media e portale, çifti nuk deshi ta komentonte publikisht këtë raport, por disa statuse dhe ngacmime virtuale, e konfirmuan shpejt lajmin se Luizi dhe Megi nuk ishin më bashkë. Dyshimet, në atë kohë u përforcuan akoma më shumë kur këngëtari shkodran postoi në Facebook këngën ‘Uomini soli’, bashkëngjitur së cilës shkruante ‘Për të gjithë meshkujt e vetmuar’

Ndonëse nuk kishte folur më parë publikisht për këtë marrëdhënie, sot Luizi e përshkroi si një flluskë sapuni atë që kishte ndodhur për disa vite me Megin.

I ftuar në “Pasdite në Top Channel”, për të prezantuar këngën e tij të re, me të cilën do të marrë pjesë në Festivalin e RTSH-së, Luizi nuk iu shmang edhe pyetjeve private. I pyetur për lidhjen me Megin, ai tha se nuk kanë qenë të fejuar, por “ishte thjesht një lidhje”, e cila ishte e destinuar të përfundonte: “E di si ishte? Si një flluskë sapuni, e cila vjen e fryhet, ngrihet lart, fillon merr ngjyrat e bukura, bëhet një mrekulli atje dhe pastaj shpohet…” – tha Luizi duke shtuar se gjërat përfundojnë dhe kjo është e kuptueshme si për të gjithë njerëzit.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com