December 27, 2024

LSI i drejtohet ambasadorëve: “Edhe ne si ju e dënojmë dhunën ndaj Kushtetutës”

Deputetja Klajda Gjosha i është përgjigjur qëndrimit të  ambasadorëve të SHBA dhe BE, të cilët e konsideruan dhunë, protestën e djeshme të opozitës në Kuvend kundër zgjedhjes së Prokurores së përkohshme.

Gjosha deklaroi lidhur me ato qendrime se ” jo vetëm i mbëhstesim, por edhe ne e dënojmë dhunën e ushtruar ndaj Kushtetutës së Shqipërisë, dënojmë marrjen peng të Reformës në Drejtësi, dënojmë dhunën e ushtruar ndaj grave dhe vajzave; kujtojmë tërheqjen që i bë deputetes Fjorida Kërpaçi, dënojmë marrjen në rajon të disa vajzave të reja që protestonin paqesisht, dënojmë gjithashtu fyerjen që u bë një gruaje që u zgjodh në krye të Prokurorisë  së Përgjithshme dhe u bë pjesë e një loje të kryeministrit. Ne jemi për një Shqipëri të lirë dhe do ta vazhdojmë misionin tonë për t’ia kthyer Shqipërinë, shqiptarëve.”

Facebook Comments

MineralHygienics.com