December 27, 2024

BE: Dënojmë dhunën në protestën e djeshme të opozitës, reformat vendimtare për integrimin e Shqipërisë

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar pas protesten se dites se djeshme me nje deklarate te forte.Në reagimin e saj, BE shkruan se proceset demokratike, qofshin ato seanca plenare apo protesta, duhen lejuar të zhvillohen në mënyrë paqaësore.

BE iu kërkon politikanëve, dhe sidomos drejtuesve të forcave politike, të tregojnë lidership dhe përgjegjësi, si dhe të punojnë në partneritet për të ndjekur reformat e rëndësishme që janë dhe vendimtare për asipratën e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE.

“BE-ja dënon dhunën në protestat e djeshme dhe sjelljen e anëtarëve të Parlamentit në seancën plenare. Proceset demokratike, qofshin ato seanca parlamentare apo protesta, duhen lejuar të zhvillohen në mënyrë paqësore.

Qytetarët shqiptarë u kërkojnë përfaqësuesve të tyre të zgjedhur të tregojnë lidership dhe përgjegjësi, si dhe të punojnë në partneritet për të ndjekur reformat e rëndësishme që janë gjithashtu vendimtare për aspiratën e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së”, thuhet në reagimin e BE.

Facebook Comments

MineralHygienics.com