December 26, 2024

Pranova se jam shqipetare u perballa me tallje e perbuzje

Kur deklarova se jam shqiptare, më dërguan mesazhe disa personazhe të njohura në Greqi dhe që e fshehin faktin që janë shqiptarë”, rrëfen këngëtarja shqiptare e njohur në Greqi. Eleni Foureira, e nisi karrierën e  saj si këngëtare në shtetin fqinj, duke fshehur origjinën e saj shqiptare. Por pas arriti të ketë një status të konsoliduar, zbuloi për publikun grek se ishte nga Shqiëria. Por rrëfimi i saj bëri që ajo të tallej jo vetëm nga qytetarët e thjeshtë, por edhe personazhet publike.

 Një ditë shkova në një kompani diskografike dhe kur mësuan se jam nga Shqipëria, më tallën dhe qeshën me mua. U ndjeva shumë keq dhe thashë me vete ‘o Zot, pse kjo gjë duhet të jetë kaq e keqe’? Dhe kuptova që të bëj karrierë dhe të tregoj se çfarë di të bëj, duhet ta fsheh disi origjinën. Kam kaluar muaj në depresion dhe trishtim”, tregon

Eleni Foureira u largua nga Shqëpëria në vitet ’97-’98 dhe familja e saj emigroi drejt Greqisë. E ftuar së fundmi në një emision në televizionin grek Ant1, Eleni shpjegoi si mori vendimin për të treguar publikisht se është shqiptare.

“Në atë moment të jetës ndihesha gati për ta bërë. E kisha kuptuar që ishte e gabuar që nuk kisha treguar. Isha gabim që në momentin kur të gjithë më donin dhe më kishin pranuar si artiste”, thotë këngëtarja.

Por, tani ajo shprehet se është e bindur që pas gjithë këtyre viteve, grekët nuk janë më racistë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com