December 26, 2024

Perfundon protesta e opozites. Kryemadhi shprehet se: parlamenti ka marre fund

Sot eshte mbajtur dhe protesta e opozites perpara Kuvendit te Shqiperise. Kjo protese u mbajt me tensione te larta si jashte dhe brenda parlamentit. Si pasoje e tensioneve te larta midis Pd dhe mazhorances, seanca plenare u nderpreh disa here. Kjo situate  shkoi deri ne konfrotimin  me forcat e Gardes brenda Kuvendit, dhe me forcat policore jashte tij.  Ne proteste ndodhi dhe gjakosja e deputetes se LSI Floida Kerpaci nga forcat policore. Kjo seance plenare u shoqeruasi si asnjehere tjeter me tymuese. Ne seance pati perplasje mes PD- se  dhe Gardes.  Kjo reagim i opozites nuk ndaloi dot votimin minimal te Prokurores se Pergjithshme te perkohshme Arta Marku. Arta Marku u zgjodh me votim te fshehte ku mori 69 vota pro. Betimi i Arta Markut pati tensione ne sallen e parlamentit. Ne mbylljen e seances plenare dhe te protestes kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shpreh per media se:

“Sot kuvendi zgjodhi një grua prokurore me gjakun e deputetes një vajzë të re. Rama siç dhunon gratë e veta do tentojë të dhunojë edhe gratë e shqipërisë, por gratë shqiptare nuk do ta lejojnë një kryeministër kriminel.

Kjo është prokuroria jonë

Ky parlament ka marrë fund

Këtu është cështja, luftë mes të mirës dhe të keqes

Populli është e mira, Rama me narkoparlamentarët dhe narkoprokurorët është e keqja.

Ky institucion (Kuvendi) është i shembur dhe i kalbur”, – tha Kryemadhi

Facebook Comments

MineralHygienics.com