Një grua e moshuar ka qëndruar në zonën neutrale apo siç njihet ndryshe “toka e askujt” dhe ka tentuar që t’i ndalë përleshjet e të rinjve palestinez dhe ushtrisë izraelite në Vitlejem në Bregun Perëndimor.
Plaken reporteri i “Russia Today” e ka xhiruar se si tenton të “krijoj paqe” ndërmjet dy palëve në konflikt. Ajo ecë e pa frikësuar nga forcat e sigurisë izraelite të armatosura rëndë deri te palestinezët që gjuanin me gurë.
Plaka thuhet se është izraelite.
Së paku tetë persona janë vrarë në protestat e palestinezëve pas pranimit të Jerusalemit nga Amerika si kryeqytet i Izraelit, derisa qindra janë lënduar.