Nga shtatë kandidatura që u prezantuan në fillim të procesit tashmë kanë mbetur vetëm tre: Arta Marku, Ermira Tafanai dhe Ferdinant Elezi.
Nga takimet e zhvilluara midis kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorëve të BE, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, nga konsultimet e bëra, pritet që në krye të Prokurorisë të vendoset një femër, duke përjashtuar në një farë mënyre Elezin.
Arta Marku është përfolur si kandidatura më favorite për marrjen e postit pasi gëzon mbështetjen e PS-së.
Ambasadorët kanë kërkuar që në krye të prokurorisë të vendoset një femër duke ndjekur kështu shembullin e Maqedonisë apo dhe të Rumanisë, pasi në disa vende femrat kanë bërë goditje të mëdha, duke rreshtuar në këtë linjë rastin e Prokurores së Maqedonisë e cila pritet të arrestojë Nikolla Gruevskin.