December 25, 2024

Pakistan largon organizatat bamirëse, mijëra persona mbeten pa ndihma

Autoritetet pakistaneze kanë urdhëruar për largimin e 20 organizatave të bamirësisë brenda dy muajsh, duke përfshirë Fondacionin për Shoqëri të Hapur të Goerge Soros dhe organizatën e bamirësisë për ndihmën ndaj grave, kanë thënë këto organizata dhe zyrtarë të ministrisë së Brendshme.

Fondacioni për Shoqëri të Hapur ka thënë se këtyre organizatave u janë dhënë 90 ditë për të bërë kërkesë ndaj këtij vendimi, mirëpo nuk “është e qartë se si mund të zhvillohet ky process”.

Forumi Humanitar në Pakistan, i cili përfaqëson grupet ndërkomëbtare për ndihmë, ka thënë se nga puna e këtyre organizatave përfitojnë rreth 29 milionë persona në Pakistan.

Pakistani ka miratuar kufizime të ashpra për organizatat e bamirësisë që prej deklaratave të dyshimta se grupi Save the Children ka nisur një fushatë të rrejshme të vaksionimit, përmes së cilës CIA ka pasur qëllim të gjejë se ku ishte duke jetuar më 2011, lideri i atëhershëm i Al-Qaeda, Osama bin Laden.

Save the Children i ka hedhur poshtë këto akuza

images

Facebook Comments

MineralHygienics.com