Dita e nesërme, e shtunë 16 dhjetor do jetë ditë mësimi për të gjithë nxënësit e shkollave të Tiranës.
Ndonëse zyrtarisht është ditë pushimi, nxënësve të arsimit parauniversitar të kryeqytetit do t’u duhet të përgatiten për në mësim.
Drejtoria Arsimore Rajonale e Tiranës ka urdhëruar që nesër të gjitha shkollat e Tiranës të zhvillojnë normalisht mësim për të zëvendësuar datën 27 nëntor, e hënë, e cila u bë pushim për shkak se e marta dhe e mërkura, 28 dhe 29 nëntor, ishin ditë feste zyrtare, Dita e Flamurit dhe Çlirimi.