December 24, 2024

Kontrolle kundër islamistëve në Berlin dhe Saksoni-Anhalt

Kontrollet te shumta  u bënë në rrethin e të rinjve xhihadistë, që kanë qenë në territoret e „Shtetit Islamik“. Po ashtu në fokus ishin edhe persona që kanë pasur kontakt me atentatorin në tregun e Krishtlindjeve një vit më parë.

Pjesëtarë të njësive speciale dhe 130 policë kontrolluan në Berlin dhe në landin Saksoni-Anhalt banesat e islamistëve të dyshuar. Hetimet, sipas të dhënave të Prokurorisë së Përgjithshme të Berlinit drejtoheshin kundër katër të akuzuarve në moshën 18 dhe 21 vjeë. Ata akuzohen për anëtarësi në milicët e terrorit IS dhe përgatitje të një akti të rëndë dhune me rrezik për shtetin. Hetusit sekuestruan prova, kryesisht media me materiale të regjistruara, bëhet e ditur më tej.

Facebook Comments

MineralHygienics.com