December 23, 2024

Bushati: Për Jeruzalemin mendojmë si Bashkimi Europian

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i ka kërkuar opozitës që të heqë dorë nga balta dhe të punojë për çeljen e negociatave.

Ministri kërkoi bashkëpunimin e opozitës edhe për jetësimin e reformës në drejtësi

Nëse e doni seriozisht çeljen e negociatave, boll më me emaile zyrtarëve të BE. Hiqni dorë nga loja me ndërkombëtarët. Ky është një proces që shkon përtej një mandati qeverisës. Kontribuoni për jetësimin e reformës në drejtësi. Kur u bë ndryshimi në Shtëpinë e Bardhë erdhët dhe thatë, Donald Trump nuk e do Donald Lu. Siç e dimë, politika e jashtme e SHBA nuk ka ndryshuar. Shpallët Mogherinin, komuniste dhe trafikante. Dikush na ju tha se Juncker ka qenë tapë. Kaq poshtë keni rënë?”, tha Bushati

Duhet që të punojmë, theksoi Bushati, që takimet e përbashkëta të Parlamentit Shqiptar me Parlamentin Europian të jenë dinjitozë.

Debatët duhet të jenë serioze sepse mbi ne është Shqipëria“, deklaroi Bushati

Shehu: U bënë hapa negative për Jeruzalemin. Bushati: Qëndrimi, i njëjtë me BE

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka folur për samitin e Konferencës Islamike i mbajtur ditën e djeshme për çështjen e Palestinës dhe Jerusalemit.Deputeti i PD, tha se qëndrimi i Shqipërisë në Konferencën Islamike u bë pa u konsultuar me të gjithë aktorët dhe ishte kundër politikës së SHBA.

Qëndrimi ynë në Konferencën Islamike ishte kundër politikës së SHBA. U bënë hapa negativë nga vendi ynë në këtë drejtim. Qëndrimi i Shqipërisë në Konferencën Islamike u bë pa u konsultuar”, tha deputeti Shehu.

I menjëhershëm ka qënë reagimi i Ditmir Bushatit. Ministri deklaroi se qëndrimi i qeverisë për Jeruzalemin është i njëjtë me BE.

“Shqipëria është anëtarësuar në konferencën islamike që në vitin 1992. Ka qenë Berisha që na ka anëtarësuar aty. Ka katër rezoluta detyruese të Këshillit të Sigurimit dhe ky është qëndrimi i Bashkimit Europian dhe ky ka qenë qëndrimi tradicionalisht i Shqipërisë. Qëndrimi i qeverisë shqiptarë për këtë çështje është ai qëndrim i pandryshuar ndër vite.  Meqë Shehu i referohët pjesëmarrjes së ambasadorit, kjo është puna e tij. Nuk ka një qëndrim të ri nga ana e Shqipërisë. është i njëjti qëndrim që Shqipëria ka mbajtur në OKB. Qëndrimi është i njëjtë me atë të BE. Në organizatën Islamike nuk votohet”.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com