December 25, 2024

Rekomandimi i mjekut te familjes ja si do te merret pas ndryshimit te procedures.

Pas kartës së shëndetit, edhe rekomandimet që lëshohen nga mjeku i familjes nuk do të jenë më dorazi, por do të mundësohen nëpërmjet sistemit elektronik. Një gjë e tillë do të bëhet e prekshme përmes përfshirjes së qendrave të kujdesit parësor në rrjetin e ri të referimit elektronik të konsultave.

Nëpërmjet kësaj nisme, qytetarët nuk do të kenë më të nevojshme të marrin rekomandime në letër, pasi ato do të gjenerohen automatikisht nga sistemi. Për Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, projekti synon eliminimin e çdo burokracie që rëndon mbi qytetarët, në formën e sorollatjeve dhe vonesave në shërbime.

“Kemi gati planin për spitalet universitare, të cilat do të nisin zbatimin e një modeli të ri patronazhimi dhe bashkëpunimi me spitalet rajonale në vend, duke plotësuar mbi baza ditore nevojat me mjekë specialistë, sipas asaj që kanë spitalet rajonale.
Incentivat financiare dhe bonuset që kemi përcaktuar do të jetë instrumenti që do mundësojë shpërndarjen e mjekëve aty ku është nevoja, pra, spitalet universitare do të dërgojnë në ditë të caktuara mjekë specialistë për të dhënë shërbim të specializuar në spitalet rajonale e për të shmangur kështu mbingarkesën në spitalet e Tiranës, por mbi të gjitha, për të afruar shërbimin mjekësor aty ku është nevoja”, tha Manastirliu, e cila paralajmëroi edhe transformimin e spitaleve bashkiake, që pritet të kthehen në qendra me shërbimet bazë dhe urgjencë 24 orë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com