December 25, 2024

Vendimi i Qeverisë, shpërblimet për festat, ja sa do marrin pensionistët e familjet

Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociae, Ogerta Manastirliu beri publike vendimin e qeverisë për shpërblimet e fundvitit, të quajtur paketa e solidaritetit.

Qeveria ka vënë në dispozicion një fond prej 2 miliardë e 253 milionë lekë. “Kjo paketë konfirmon vëmendjen dhe përkujdesjen e qeverisë për ata të cilët kanë më shumë nevojë dhe vëmendje për kujdes nga shteti”, u shpreh Manastirliu.

Kategoritë që përfitojnë shpërblime:

30 mijë lekë të vjetra

498 242 persona që marrin pension pleqërie, invaliditeti, familjar dhe qyteti etj

132 530 persona që marrin pension sipas ligjit për pensionet e anëtareve të kooperativave bujqësore

981 persona që marrin trajtim të veçantë financiar që kanë punuar në miniera dhe nëntokë

11 876 persona që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi

3037 persona që marrin pension pleqërie

2250 persona që trajtohen me shpërblim financiar si veteranë të LANÇ

20 mijë lekë të vjetra

79 370 përfitues që trajtohen me ndihmë ekonomike

67 mijë 311 përfitues persona me aftësi të kufizuara

Facebook Comments

MineralHygienics.com