December 24, 2024

UNHCR dhe Ambasada e Japonisë mbështesin Shqipërinë për të ndihmuar njerëzit e prekur nga përmbytjet

Tiranë, 12 Dhjetor 2017:

UNHCR dhe Ambasada e Japonisë dhuruan dy tenda magazinimi në ndihmë të njerëzve të prekur nga përmbytjet e fundit.

Sot, Ministrja e Mbrojtjes, Znj. Olta Xhaçka, dhe Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku,Shefi Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, pritën Shkëlqesinë e tij Makoto Ito, Ambasador i Japonisë në Shqipëri dhe Z. Pablo Zapata, Përfaqësues i UNHCR në Shqipëri, të cilët ofruan dhurimin e 2 tendave magazinimi. Dhurimi u krye nga UNHCR në kuadër tëKombeve të Bashkuara dhe i bërë i mundur falë mbështetjes së Qeverisë Japoneze, që ka financuar këto materiale në kuadër të gatishmërisë dhe përgatitjeve të një fluksi të mundshëm refugjatësh drej vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Tendat e magazinimit, prej 12×24 metra, me vlerë 29,000 USD, shërbejnë si hapësira të sigurtaruajtjeje për materiale gjatë situatave emergjenteduke ju përgjigjur nevojave të popullsisë së prekur.

Gjatëmbledhjes, Ministrja informoi mbi hapat e ndërmarra për trajtimin e pasojave të përmbytjeve. Përfaqësuesi i UNHCR dhe Ambasadori Japonez përgëzuan autoritet përkatëse të ngarkuara për aksionet emergjente dheplotësimin e menjëhershëm të nevojave të personave të prekur. Gjithashtu u diskutua mbi bashkëpunimin në tëardhmen mbi fushat e parandalimit, vlerësimit të nevojave dhe reagimit emergjent.

Ambasadori Ito në fjalën e tij gjatë takimit, konfirmoi angazhimin e Qeverisë së Japonisë në ofrimin e ndihmës emergjente së bashku me UNHCR. Ai tha “Unë shpresoj se ky dhurim do të kontribuojë në procesin e rimëkëmbjes në zonat e prekura nga përmbytjet. Qeveria ime është e gatshme të bashkëpunojë me autoritetet shqiptare në fushat e parandalimit dhe përgatitjes ndaj fatkeqësive natyrore “.

Përfaqësuesi i UNHCR tha se “UNHCR i është përgjigjur kërkesës së autoriteteve shqiptare me ndihmë urgjente dhe i është mirënjohës Qeverisë së Japonisë për mbështetjen e saj të vazhdueshme dhe dakordësinë për dhurimin e këtyre materialeve tek autoritetet shqiptare të emergjencës”.

Javën e kaluar, UNHCR gjithashtu ka dhuruar artikuj ndihme bazë si: batanije, çadra për familjet, shtresa për fjetje dhe mbulesa plastike.

 

Copyright www.voiceofalbania.com

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com