May 17, 2024

Totti nuk shikon trashëgimtar të tij te Roma

Legjenda e Romës, Francesco Totti, shpreson që ata mund të fitojnë Scudetton, ndërsa Juventusi titullin e Ligës së Kampionëve.

Ish-mesfushori i Përfaqësueses së Italisë ishte pjesëmarrës në Gazzetta Awards për të marrë çmimin e karrierës dhe me këtë rast komentoi disa tema rreth klubit italian.

Totti me këtë rast ka thënë se nuk shikon ndonjë trashëgimtarë te tij, por beson se një dit dikush do të paraqitet.

“Me Shakhtarin do të jetë 50-50 në Ligën e Kampionëve”, ishte parashikimi i ‘Er Pupone’.

“Roma për Scudetto apo Juve për LK? Scudetto nuk do të jetë e lehtë për Romën, po ashtu Juve në Ligën e Kampionëve, por shpresoj të jetë e mundur për të dyja”.

“Froni im? Tani nuk shikojë asnjë, por një ditë dikush do të vijë”, ka shtuar Totti.

Aktualisht Roma renditet në vendin e katër në Serie A, ndërsa në xhiron e radhës luajnë ndaj Cagliarit

 

Francesco-Totti-780x439 (1)

 

 

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com